AKTUALE

Bujar Osmani prezanton vizionin për lëvizshmëri në Çairin e Ri: transformim modern për qytetarët

Kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpërndarë në Facebook një video ku prezanton vizionin për lëvizshmërinë urbane në Çairin e Ri informon Tetovasot. Në këtë material nga Michel Roykind , Osmani thekson domosdoshmërinë e transformimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët, duke filluar nga transporti publik, rrugët, trotuaret, parkingjet dhe hapësirat e gjelbra.

Ai premton se me planin e tij do të krijohen zgjidhje të qëndrueshme për trafikun dhe qasjen e lehtë në çdo lagje të Çairit, duke e shndërruar komunën në një hapësirë moderne e miqësore për këmbësorët, çiklistët dhe automjetet. “Çairi ka nevojë për një vizion të qartë për të ardhmen dhe ne jemi gati ta realizojmë,” ka deklaruar Osmani në postimin e tij.

Ky plan shihet si pjesë e platformës së tij më të gjerë për Çairin e Ri, ku përfshihen edhe nisma për zhvillim ekonomik, kulturor dhe social, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës për çdo banor.

Banner

Related posts

Kryetari Fatmir Dehari uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur!

Gjyla Halili

NJË KONCERT I RRALLË, NJË MISION I MADH – ZHANI CIKO PËR SHËN NËNËN TEREZËN

Gjyla Halili

AMANETI I “KULLËS” SË MALËSISË NGA AMERIKA NË VLORË

Gjyla Halili