AKTUALE

BDI: As Mickoski, as vegla e tij VLEN, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre

VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar plotësisht ndaj padronit të tyre, VMRO-DPMNE-së.

Ata nuk guxojnë të flasin për asnjë çështje të madhe kombëtare. Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina.

VLEN hesht për iniciativën skandaloze të VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe.
VLEN hesht edhe për heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë.
VLEN hesht për mosndëshkimin e policit që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë, që u avancua pastaj.
VLEN hesht për hapjen e debatit mbi shfuqizimin e votimit me Badenter në Kuvend, si mburojë kundër majorizimit etnik.

E vetmja gjë që ata bëjnë është të heshtin përpara Mickoskit dhe të ofendojnë shqiptarët. Shefi i shtabit të tyre, Adnan Azizi, madje kërkoi falje te Mickoski dhe u justifikua publikisht se nuk kishte në mendje të ndalonte projektet sllave e ruse, por se thjesht kishte kritikuar një shqiptar. Ky është imazhi i vërtetë i VLEN-it: vasalë të përulur përballë të huajve, por të guximshëm vetëm kur bëhet fjalë të sulmojnë shqiptarë.

Banner

Related posts

Disa pjesë të Sarajit, Çairit dhe Aerodromit pa rrymë

Gjyla Halili

NYC feston 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Ceremonia e ngritjes së flamurit me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Eric Adams

Gjyla Halili

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

Gjyla Halili