AKTUALE

Bajram Rexhepi paralajmëron fundin e presioneve politike ndaj administratës: Dinjitet dhe respekt për çdo punonjës

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, tha sot se pas 19 tetorit do të marrë fund epoka e presioneve dhe shantazheve ndaj punonjësve të administratës komunale.

Rexhepi bëri këtë deklaratë gjatë një mëngjesi pune me bartësin e listës Asafin dhe kandidatët e listës së këshilltarëve të AKI-së për Tetovën, ku foli për rëndësinë e punës së përbashkët dhe respektit të ndërsjellë në ndërtimin e një ekipi të motivuar.

Njoftimi i plotë i Bajram Rexhepit:

“Sot, bashkë me bartësin e listës Asafin, e nisëm ditën me një mëngjes pune me kandidatët e listës së këshilltarëve të AKI-së për Tetovën.
Puna e përbashkët dhe respekti i ndërsjellë janë themeli për ndërtimin e një ekipi të motivuar që punon vetëm për të mirën e qytetarëve. Njerëzit dhe bashkëpunëtorët duhet gjithmonë të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

❗️Dua të dërgoj një mesazh të qartë për punonjësit e administratës komunale:
E di që sot jeni nën presion, nën shantazh dhe nën kërcënim të vazhdueshëm. Por KOHA E KËTYRE PRESIONEVE MBARON ME 19 TETOR!

Nga 20 tetori, asnjë punonjës nuk do të trajtohet si mjet politik. Secili prej jush do të ketë dinjitetin dhe respektin që meriton. Administrata do të jetë e lirë, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, jo e partive.

#BashkëPërTetovën”

Banner

Related posts

A I PENGOJNË MINISTRESHËS UNIVERSITETET NË GJUHËN SHQIPE APO NUMRI I TYRE?

Gjyla Halili

Sveçla: Serbia ka arrestuar drejtorin e Administratës në Leposaviq dhe të fejuarën e tij

admin

Arben Llalla: Protesta e 13 Dhjetorit në Shkup: Një thirrje për përgjegjësi, maturi dhe unitet kombëtar

Gjyla Halili