Shumë e dashura Nëna Qamile e Heroit të Kombit Afrim Zhita,
E nderuar motra e Afrimit, Sadete Zhitia dhe i nderuar vëlla i Afrimit, Naim Zhitia, dhe ju te tjerë pjestar të familjes Zhitia!
I nderuar Kryeministër i Kosovës Albin Kurti,
I dashur shoku e bashkëveprimtari i ngushtë i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, Udhëheqesi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti,
I dashur Daja Fazli Veliu,
I ndeeuar ish-Kryeminister i Kosovës Ramush Haradinaj,
Ish Komandant i Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtate të Kosovës Rrustem Musta,
I nderuar nipi i Afrim Zhitisë, Minister Liburn Aliu,
I nderuar Kryetar i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi,
Të nderuar shokë e bashkëveprimtar të Afrimit,
Të dashura familje të dëshmorëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Zyrtarë, deputet të parlamentit të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, përfaqesues nga Lugina e Preshevës, nxënës e mësimdhënës të shkollës Afrimi e Fahriu e të shkollës Ilir Konushevci!
Të nderuar të pranishëm,
Motra e vëllezër!
Heroi i Kombit Afrim Zhitia, ishte dhe mbetet njëri prej Udhëheqësve më të mëdhenj të luftës për liri e çlirim, i Lëvizjes Popullore të Kosovës e i radhëve të organizuara ilegale, njëri prej bijve më besnik të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar!
Vendosja e Shtatores së Heroit të Kombit Afrim Zhitia, është dhe do të mbetet ngjarje e madhe historike kombëtare!
Sot e përgjithmonë do të qëndrojë i shkrirë në bronz, këtu pranë Obeliskut gjigant, Udhëheqësi i madh e largpamës i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Heroi i Kombit Afrim Zhitia!
Historia e biografisë së jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Afrim Zhitia, duhet të dihet nga të gjithë, por edhe të thuhet me zë të lartë, sepse prokurorët dhe gjykatësit titist, Afrim Zhitisë ia rritën vitet për të mundur ta denonin më shumë!
Kur të shkruhet historia reale e popullit shqiptar, ajo do të na mësojë neve dhe gjeneratat që do të vijnë, se veprimtari i madh kombëtar Afrim Zhitia ishte i lindur në vitin 1965, por kur e dënuan me 8 vite burg, ditëlindjen ia ndryshuan, ia bënë të vitit 1961!
Pra, për ta dënuar me vite të shumta burg, ia falsifikuan dokumentet dhe e bënë të moshës 23 vjeçare!
Por padrejtësitë dhe dënimi me burg të gjatë, Udhëhqësin lavdimadh, Heroin e Kombit Afrim Zhitia, nuk e thyen, por përkundrazi, e bënë edhe më të fortë, edhe më të vendosur për ta luftuar me ashpërsinë më të madhe Serbinë pushtuese dhe aparatin e saj antishqiptar, të instaluar në Kosovë e në viset e banuara me shqiptar në ish-Jugosllavi!
Më 22 Prill të vitit 1989, në Divjaken legjendare, në malet e Berishës, bashkë me shokë e bashkëveprimtar, me Heronjët e Kombit Fadil Fata e Behajdin Allaqi, por edhe me drejtues të tjerë, në mesin e të cilëve edhe organizatorin e Mbledhjes së Pergjithshme Udhëheqësin Ali Ahmeti, që sot e kemi në mesin tonë, Heroi i Kombit Afrim Zhitia, u ngarkua me detyrën e lartë e historike, atë të Skretarit Organizativ të Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës!
Udhëheqësi ilegal Afrim Zhitia e drejtoi Lëvizjen Popullore të Kosovës me kompetencë maksimale, intelektuale e revolucionare, atdhetare e kombëtare!
Heroi i Kombit Afrim Zhitia, me luftën dhe rënien heroike në Breg të Diellit në Prishtinë, bashkë me Heroin e Kombit Fahri Fazliu, me gjakun e derdhur për liri, u bë pjesë e madhe aktive e shtratit fillestar të lindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Të nderuar të pranishëm,
Në këto çaste të jashtëzakonshme, kur po e nderojmë me kaq pietet, njërën prej figurave më të shquara të kombit, në këtë eveniment të madh na mungon dikush!
Me lejoni t’i drejtohem dy njerezve shume te dashur te Heroit te Kombit Afrim Zhitia, atyre qe nuk jetojne më, e që jane disa dhjetra metra larg nesh, këtu afër ne varrezat e fshatit Llugë ku pushojne përgjithmonë!
Qou nga varri oooo Axha Osman Zhitia, merre edhe Sylën, ejani e bashkohuni me me ne ketu te Obelisku, dhe shiheni se sa madheshtor, sa i mirë e sa i bukur duket i shkrirë në bronz djali e vëllua juaj, Udhëheqësi ynë historik i Lëvizjes Popullore të Kosovës, i madhi i perjetshëm, Heroi i Kombit Afrim Zhitia!
Të nderuar të pranishëm,
Obelisku është monumenti me unikal dhe i vetmi i këtij lloji në gjeografinë e teritorit shqiptar, vepër e Klubit Politik”Afrim Zhitia”, i cili është financuar nga Lideri shqiptar Ali Ahmeti, ndërkaq është zgjeruar dhe po përfundon sot me inaugurimin e Shtatores së Heroit të Kombit Afrim Zhitia, që është vepër e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e Kryeministrit Kurti, e Ministrit Liburn Aliu dhe e Kryetarit të Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi!
Prandaj unë sot në cilësinë e ideatorit të Obeliskut dhe të ish – Kryetarit të Klubit Politik”Afrim Zhitia”, shfrytezoj rastin të falenderoj për këtë memorial të famshëm, financuesin e parë, shokun e bashkëveprimtarin e Afrim Zhitisë, Liderin kombëtar Ali Ahmeti, projektuesin e Obeliskut ing. Jasmir Morina, Qeverinë e Kosovës, Komunën e Podujevës dhe në mënyrë të veçantë, falenderoj vëllaun e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, Naim Zhitinë, pa përkrahjen dhe pa angazhimin e tij, kjo ditë nuk do të kishte ardhur, e ta shohim në këmbë e të shkrirë në bronz Udhëhqësin e madh të Lëvizjes Afrim Zhitia, që e ka gdhendur me mjeshtri të rrallë, skulptori i talentuar llapjan Agron Blakqori, të cilin e falenderojmë me urimin e mdh, të lumshin duart Agron, që e ke skalitur me kaq madhështi të pavdekshmin e lavdishëm, Heroin e Kombit Afrim Zhitia!
Lavdi Heroit të Kombit Afrim Zhitia!
Lavdi gjakut të derdhur për liri!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Shtator 2025!