Të nderuar qytetarë,
banorë të dashur të Komunës së Butelit
Ju informojmë se ka dështuar “kandidati” i VLEN-it për kryetar Komune në Butel, i cili me urdhër të VMRO-së për të përçarë votën shqiptare, u paraqit në momentin e fundit me kandidaturën e tij në KSHZ.
Për shkak se adresën kandidati e kishte në Çair, sot kandidatura e të njëjtit edhe zyrtarisht i refuzua. Gjatë dy ditëve të kaluara kishte patur tentime për falsifikim të kandidaturës, duke ndërruar adresën pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KSHZ. Megjithatë, nuk ju kaloi dredhia.
Epo, kështu ndodhë kur nuk e ke qëllimin e pastër e punon me direktivë të partisë së Mickoskit!
Është për t’u habitur fakti se “kandidati” i Fejsbukut kërkonte vota edhe në Luboten e Butel, ndërsa me adresë banimi ishte në Çair. Kjo tregoi se sa e do vendlindjen – Lubotenin dhe sa është i gatshëm të punojë për Luboten.
Ndoshta po ndjek rrugën e kryetarit të tij, Zeqirja Ibraimit, pasi dhe ai – vetëm në zgjedhje paraqitet në Luboten dhe pas zgjedhjeve, e merr pluhuri i harresës.
Interesat personale e grupore nuk pinë ujë në Luboten dhe tek popullata e gjerë. Lirisht shkoni në Çair pasi adresat i keni atje. Një fjalë popullore thotë: “Guri peshon në vendin e vet”. Ka Luboteni djem që peshojnë shumë – djem të ri që i qëndrojnë besnik vendlindjes, janë pranë bashkëfshatarve dhe i dalin zot vendit të vet. Kemi kandididatin Armend Murseli nga Luboteni, të cilin do ta mbështesim të gjithë, pasi është zëri i fuqishëm i Lubotenit në Komunën e Butelit.
Kemi edhe kandidatin e vetëm shqiptar për kryetar komune – Isamedin Azizin nga AKI, i cili kandidaturën e tij e paraqiti i pari – që para 10 ditëve, e jo në moment të fundit për qëllime djallëzore.
Të nderuar qytetarë,
Këto zgjedhje janë referendum për shqiptarët në gjithë vendin, e në veçanti në Butel. Është moment historik të gjithë bashkë të zgjedhim kryetarin e parë shqiptar në komunën e Butelit. Të tregojmë se shqiptarët janë faktorë në Butel, se shqiptarët kanë forcë elektorale për të udhëhequr me Komunën e Butelit. Të përkrahim profesor Isamedin Azizin dhe të gjithë kandidatët për këshilltarë me bartësin e Listës, dr.Linkest Lumani.