AKTUALE

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

SYRIZA: Mickoski po shkel Marrëveshjen e Prespës

Gjyla Halili

Kostadinovski: Gënjeshtër e madhe se do të shfuqizohet gjuha shqipe, ligji vetëm do të bëhet i qartë dhe kushtetues

Gjyla Halili

Humanisti Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, me rastin e Festës së Bajramit, gëzon fëmijët në vendlindje me 300 dhurata

admin