AKTUALE

Lladrovci: Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut

Banner

Ramiz Lladrovci ka theksuar se sot fillojnë dëshmitë për historinë e vërtetë të UÇK-së, përball dezinformatave serbo-ruse.

Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.
Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare.
Këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse.
Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut.
Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

https://www.facebook.com/share/p/1BFRq2stgL/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Vasili: Rama-Veliaj, çift megahajdutësh. SPAK në shërbim të tyre

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Kthimi i dinjitetit për Tetovën nis nga Çarshia e Epërme

Gjyla Halili

Lloga viziton fshatrat Kutsa/Кucica dhe Përnalija -Komuna e Karbincit

Gjyla Halili