AKTUALE

Kur’ani në zemër – Ceremonia e Dua Hifzit të Hafizit më të Ri EMRE NESIMI

Banner

Sot, më 14 shtator 2025, para namazit të drekës, në Xhaminë e Larme në Tetovë u organizua manifestimi i promovimit të hafizit më të ri nga qyteti i Tetovës, Hfz. Emre Metin Nesimi.

Në këtë manifestim morën pjesë Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, i shoqëruar nga nikoqiri i këtij manifestimi, Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Maqedonisë Lindore, Mr. Nasir ef. Rexhepi, shefi i kabinetit të Reis Ulemasë, Dr. Abdulkerim ef. Iseni, drejtori i sektorit fetaro-arsimor Mr. Fejzulla ef. Sadiki, drejtori i sektorit kulturo-shkencor Mr. Musanif ef. Rufati, profesorë, operativa e Myftinisë, hoxhallarë, familjarë, mysafirë dhe besimtarë nga qyteti e më gjerë.

Programi nisi me lexim nga hafizët e ardhshëm nga mektebi i xhamisë së Larme, ndërsa duaja e hifzit u bë nga shefi i kabinetit të Reis Ulemasë, Dr. Abdulkerim ef. Iseni. Biografia dhe përshkrimi i ecurisë së provimit për hafizin në fjalë u përcoll nga kryetari i komisionit të hifzit, Hfz. Emir ef. Kasami.

Fjalë përshëndetëse mbajti Myftiu i Tetovës, i cili lëvdoi hafizin duke theksuar mes tjerash se është një punë e madhe të reflektosh në librin e Zotit dhe të mësosh përmendësh atë, pavarësisht sfidave të kohës. Fjala e rastit i takoi Reisul Ulemasë, i cili vlerësoi lartë arritjen e hafizit të ri dhe tha se “Kur’ani udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe shpërblen ata që punojnë vepra të mira” (Kur’an, 17:9).

Në fund të ceremonisë, Hfz. Emre ef. Nesimi u nderua me çertifikatën e hifzit, një laptop nga ana e Myftinisë së Tetovës. Gjithashtu edhe muhafizi i tij, Zulqufli ef. Asllani, u shpërblye me mirënjohje dhe dhurata solemne.

Namazin e drekës e udhëhoqi Myftiu i Maqedonisë Lindore, Mr. Nasir ef. Rexhepi, ndërsa programi u moderua nga referenti i Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini.

Mirënjohje të sinqerta për imamët e xhamisë Hfz. Abdulbaki ef. Kasami dhe Hfz. Emir ef. Kasami, këshillin e xhamisë dhe xhematin për pritjen e përzemërt dhe organizimin e këtij manifestimi të paharruar.

Urime hafizit të ri, urojmë që Allahu ta bekojë këtë hap të madh në jetën e tij dhe ta bëjë prej atyre që e jetojnë Kur’anin dhe që do të ringjallen me të, urime gjithashtu edhe familjes dhe gjithë besimtarëve të Tetovës për këtë arritje të begatë!

Banner

Related posts

Filluan kurthet në oborrin opozitar, kush kënd do ta fusë në zjarr?!

Gjyla Halili

Prokuroria pret aktvendimin për spitalin modular

Gjyla Halili

Nikollovski: Nga Brukseli pritet marrëveshja financiare për IPARD 3, menjëherë më pas të parët në rajon do të fillojmë me realizimin

admin