AKTUALE

Nezrane Rustemi Kadri kandidate për këshilltare në qytetin e Shkupit: Shkupi im, do të jetë aty ku e duam ne

🟢 Të nderuar qytetarë të Shkupit tim të dashur,

Me një ndjenjë të thellë nderi dhe përgjegjësie, kam kënaqësinë dhe privilegjin që sot të ndaj me ju një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tim jetësor e profesional:
👉 Shpalos zyrtarisht kandidaturën time si këshilltare në Qytetin e Shkupit, me numrin 2️⃣, nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim.

Ky vendim nuk është vetëm një ambicie personale, por mbi të gjitha një thirrje për shërbim publik, një përkushtim i sinqertë ndaj qytetit tonë që e dua me zemër — Shkupit tonë të përbashkët.

🙏 Mbështetje që më jep forcë…

Ndjehem thellësisht e nderuar nga mbështetja e sinqertë dhe e parezervë e liderëve që kanë kontribuar fuqishëm në zhvillimin tonë kombëtar dhe lokal:
• Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti – një udhëheqës me vizion dhe guxim.
• Dega e Sarajit, që më ka dhënë gjithmonë besim.

👩‍🎓 Kush jam unë? Një zë që vjen nga dija dhe përkushtimi

Ata që më njohin, e dinë rrugën time:
Nga një nxënëse shembullore, në një studente ekselente në Katedrën e Biologjisë, më pas magjistre e Ekologjisë – çdo hap i mbushur me punë, pasion dhe përkushtim.

Si profesoreshë kam mbjellë dije, por mbi të gjitha shpresë.
Si zëvendësdrejtoreshë, kam ndërtuar ura bashkëpunimi me organizata prestigjioze si UNESCO, USAID, dhe shumë të tjera, për të sjellë vlera konkrete në arsim dhe komunitet.

💬 Kjo nuk është vetëm një kandidaturë…

Është një besim që ma keni dhënë ju.
Është një sfidë që e pranoj me zemër të hapur.
Është një mundësi që së bashku ta ngremë zërin për qytetarët, për Shkupin tonë, për të ardhmen tonë.

❤️ Shkupi im, do të jetë aty ku e duam ne —
në zemër të zhvillimit, bashkëjetesës dhe dinjitetit qytetar.

Related posts

Grenell: Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit

Gjyla Halili

Ahmeti: Ideja që presidenti të zgjedhet në kuvend është e BDI-së, të tjerët vetëm interpretojnë premtimet tona

Gjyla Halili

Intervista në Politika FAST me këshilltarin e BDI-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha

Gjyla Halili