AKTUALE

Arbana Pasholli në Washington merr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës

Banner

Deputetja Arbana Pasholli në Washington, pjesëmarrje në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës dhe takime me diasporën shqiptareNë cilësinë e Zv. Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, deputetja Arbana Pasholli po zhvillon një vizitë zyrtare në Washington D.C., ku po merr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës, i cili për herë të parë po mbahet në SHBA, nga data 13–14 shtator 2025.Samiti po mbledh së bashku liderë politikë, përfaqësues të sektorit privat dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në zhvillimet në fushat e energjetikës, mbrojtjes dhe investimeve, duke synuar ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për Ukrainën dhe rajonin më gjerë.Gjatë qëndrimit në Washington, znj. Pasholli pati gjithashtu kënaqësinë të zhvillojë një takim me z. Agron Sylvia Dedivanaj, kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane “Jehona e Malësisë”. Në këtë takim u shkëmbyen ide të vlefshme për thellimin e bashkëpunimit me diasporën dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.“Pjesëmarrja në këtë Samit është një mundësi e rëndësishme për të sjellë zërin e Kosovës në tryeza ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet me partnerët tanë strategjikë. Po ashtu, takimet me përfaqësuesit e diasporës sonë të çmuar janë gjithmonë një frymëzim i veçantë”, u shpreh znj. Pasholli.

Banner

Related posts

Lladrovci: Nderojmë sakrificën e dëshmorit Milzaim Kiqina dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë

Gjyla Halili

AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM

admin

Ali Ahmeti në Tetovë:  BDI – kafshatë që s’kapërdihet për ata me qëllime ogurzeza ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili