AKTUALE

Kërçova pret një mundësi të re për zhvillim të gjelbër dhe ekonomik – Promovohet Programi Green and Growth

Sot në ambientet e Hotelit Kërçovë, në praninë e përfaqësuesve vendorë, ndërkombëtarë dhe të komunitetit të biznesit, u promovua Programi Green and Growth, një iniciativë e re financiare e zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondi për Teknologji të Pastër (CTF), në kuadër të Fondeve për Investime Klimatike (CIF).

Me nder dhe përgjegjësi, pata kënaqësinë të përshëndes këtë ngjarje në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Kërçovës, duke e vlerësuar këtë program si një hap të rëndësishëm drejt tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për rajonin tonë.

Green and Growth është një instrument i integruar që kombinon financim, grante dhe asistencë teknike, me qëllim të mbështesë bizneset lokale dhe sektorin publik në Rajonin e Pellagonisë dhe Rajonin Jugperëndimor në procesin e dekarbonizimit dhe inovacionit teknologjik.

💬 Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës së Kërçovës:
“Kërçova ka qenë gjithmonë e gatshme për të përqafuar zgjidhje të reja që sjellin zhvillim të qëndrueshëm, punësim dhe mbrojtje të mjedisit. Me këtë program, hapet një mundësi e artë për përkrahjen e sektorit privat dhe përforcimin e kapaciteteve tona për një të ardhme më të gjelbër.”

Ngjarja shënon fillimin e një bashkëpunimi të ri për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunat tona dhe përforcimin e ekonomisë lokale në përputhje me standardet e reja mjedisore.

Related posts

Dehari organizon takim me mërgimtarët kërçovarë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti pret presidentin Bujar Osmani në Saraj

Gjyla Halili

Filkovi i ZNAM-it i përgjigjet Milloshoskit: “Xhuxhi nga Neregova” që i shpëtoi drejtësisë

Gjyla Halili