AKTUALE

Deputetja Arbana Pasholli pjesë e Samitit për Rindërtimin e Ukrainës në Washington

Deputetja e BDI, Arbana Pasholli do të marrë pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës, i cili do të mbahet më 13-14 Shtator në kryeqytetin amerikan, nën kujdesin e Presidentit Donald Trump dhe liderëve evropianë.

Në një reagim publik, Pasholli e ka quajtur pjesëmarrjen e saj në këtë samit “një nder të veçantë” dhe ka shprehur mirënjohjen për organizatorët e ngjarjes, si dhe për Prof. Dr. Gabriele Pao-Pei Andreoli për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e një ngjarjeje kaq domethënëse në nivel global.

“Një falënderim i posaçëm për Ylli Pajën, për angazhimin e tij të pakursyer, që e bën këtë përfaqësim edhe më të denjë”, ka theksuar deputetja.

Pjesëmarrja e znj. Pasholli në këtë samit përfaqëson jo vetëm një angazhim personal në çështjet ndërkombëtare të paqes dhe zhvillimit, por edhe një dëshmi të rolit gjithnjë e më aktiv të përfaqësuesve shqiptarë në skenën ndërkombëtare.

Në këtë samit mer pjesë dhe zv. Kryeministri dhe ministri i ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan Agron Dedivanaj.

Banner

Related posts

Talat Xhaferi në vizitën e parë në Kosovë si kryeministër, viziton Kolegjin AAB

Gjyla Halili

Mexhiti: Z. Ahmeti, ti hapim disa pyetje

Gjyla Halili

Sot betimi i presidentit të 47-të! Donald Trump do të marrë drejtimin e SHBA-së, ceremonia nën masa të rrepta sigurie

Gjyla Halili