AKTUALE

BDI: Adnan Azizi dhe VLEN mbrojnë dhunuesit e shqiptarëve duke shpif akuza ndaj shqiptarëve

Banner

Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi, ka filluar një fushatë të errët dhe të rrezikshme jo vetëm për procesin zgjedhor, por edhe për marëdhëniet ndëretnike, stabilitetin dhe sigurinë në vend. Pasi për shtatë ditë nuk guxoi t’i kthejë përgjigje padronit të tij, Hristian Mickoski, për ofendimin që ia bëri, Adnan Azizi vendosi të ju sulet shqiptarëve.

Në paaftësi për të menaxhuar situatën dhe për ti mbrojtur shqiptarët, Adnan Azizi vendosi të del në mbrojtje të huliganëve maqedonas që dhunuan fëmijët shqiptarë duke shpikur akuza ndaj shqiptarëve.

Akt më të ulët nuk mbahet mend nga asnjë politikan shqiptar që nga koha e Rahman Morinës, kur për dhunën ndaj shqiptarëve akuzoheshin shqiptarët dhe mbrohej regjimi Millosheviçit.

Duke mos i mjaftuar kjo, Adnan Azizi dhe VLEN dalin edhe me teori ogurzeza, duke paralajmëruar djegie të xhamisë në Kodrën e Diellit dhe duke krijuar përsëri alibi për huliganët që të bëjnë një vepër të tillë e duke ua hedhur paraprakisht fajin shqiptarëve si “fajtorë kujdestar” siç po bëjnë që nga formimi i kësaj qeverie.

Me këto deklarata dhe me deklaratat e fundit me përmbajtje fetare nga eksponentë të ndryshëm të VLEN-it po dëshmohet edhe një lojë më e rrezikshme. Të gjitha sulmet dhe goditjet me bazë etnike ndaj shqiptarëve, ata duan ti shtrembërojnë, tu japin konotacion fetar dhe të nxisin tensione me bazë fetare.

Këto janë skenaret më të dëmshme dhe më të rrezishme për shqiptarët, që nga koha e Rankoviçit dhe Çubrilloviqit, e që sot fatkeqësisht po ringjallen nga vasalët e Botës Serbe të instaluar në Qeveri.

Banner

Related posts

Berisha prezanton kandidatin për Bashkinë e Selenicës: Shqipëria po pakësohet në mënyrë të frikshme, 80% e qytetarëve që largohen janë të rinjtë

admin

Nëse pajtohet pronari i fabrikës së plastikës në Drenas – Lladrovci: Më kanë telefonuar nga Viva Fresh Store, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur

Gjyla Halili

Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN

Gjyla Halili