AKTUALE

Bajram Rexhepi takoi banorët e Lisecit: Do ta rekonstruojmë shkollën dhe do të krijomë qasje në Kodrën e Diellit

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi sot ka vizituar fshatin Lisec të Malësisë së Sharrit ku ka bashkëbiseduar me banorët për problemet me të cillat ballafaqohen sidhe për mundësitë e krijimit të kushteve sa më të mira për ta.

Sot vizituam fshatin Lisec dhe kuvenduam me banorët për problemet e tyre.
Ata ngritën shqetësime për shpërnguljen e të rinjve nga fshati, nevojën për zhvillimin e Kodrës së Diellit që do të ringjallte ekonominë, si dhe rregullimin e shkollës që ka mbetur vetëm me 7 nxënës. Po ashtu, u theksua mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe hapja e rrugës për akses në bjeshkë.
#Kërkesat e banorëve i marrim me përgjegjësi dhe do t’i bëjmë pjesë të programit tonë për Lisecin dhe Tetovën.
#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

BDI është gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili

Mexhiti dhe Aliu thonë se janë kërcënuar në fejsbuk nga Grubi

Gjyla Halili

Doktori Xhunejd Ademi me zemër të thyer tregon për përjetimet në Koçani

Gjyla Halili