AKTUALE

Kërçova mikpriti Maratonën 2025 – Një ngjarje me përmasa ndërkombëtare në zemër të qytetit

Banner

Kërçova u shndërrua këtë fundjavë në një qendër të vërtetë sportive dhe festive, duke pritur me sukses Maratonën 2025, organizuar në bashkëpunim mes Komunës së Kërçovës dhe klubit të atletikës “Uskana”.

Ngjarja, e cila tërhoqi pjesëmarrës nga vende të ndryshme, u vlerësua si një nga aktivitetet më të suksesshme ndërkombëtare në qytet, duke e kthyer Kërçovën për një ditë në një model të qytetit evropian.

Kryetari i komunës, Fatmir Dehari, në një postim në rrjetet sociale, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe entuziazmin e tyre:
“Faleminderit pjesëmarrësve që erdhën nga vende të ndryshme, prindërve dhe fëmijëve të tyre, çdo garuesi, të rinjve e më të moshuarve, amatorëve e profesionistëve,” shkroi ai.

Një falënderim i veçantë iu dedikua edhe klubit organizator:
“Klubit tonë të shkëlqyer ‘Uskana’, kryetarit dhe djemve të mrekullueshëm që e bënë të mundur këtë ngjarje – një falënderim nga zemra,” theksoi Dehari.

Kjo maratonë konfirmon edhe një herë se Kërçova është një komunë që jo vetëm e do sportin, por edhe di të organizojë ngjarje me nivel të lartë, duke promovuar vlerat e bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe përkushtimit në të gjitha fushat e jetës.

“Këta jemi ne – me nder, respekt dhe vepra konkrete në çdo fushë,” përfundoi Dehari, duke shprehur krenarinë për qytetin dhe komunitetin që përfaqëson.

Banner

Related posts

E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë

Gjyla Halili

Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi

Gjyla Halili

Mashtrime për viza pune në Maqedoni, Ambasada e Gjermanisë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

admin