AKTUALE

Kryetari i LSDM-së, Filipçe për vizitë pune në Francë

Banner

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot është për vizitë punë njëditore në Francë. Në kuadër të vizitës, Filipçe do të zhvillojë takim me deputeten dhe nënkryetaren e grupit të miqësisë Francë – Maqedonia e Veriut në Kuvendin francez, Liliana Tangi.

Siç informon LSDM-ja, Filipçe do të zhvillojë takim me shefin e Zyrës për fqinjësi, zgjerimin dhe mbrojtje pranë Sekretariatit të përgjithshëm për çështje evropiane, Zhozef Zhustiniani.

Gjatë vizitës së punës në Paris, Filipçe do të ketë takim me drejtorin e Evropës kontinentale pranë Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Bris Rokfej dhe me përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin, Rene Trokaz.

Filipçe do të ketë takim dhe me Benzhamin Kuto, hulumtues pranë Institutit “Zhak Delor”.

“Në fokus të takimit do të jetë zbatimi i axhendës së reformave dhe statusi aktual i procesit euroinstegrues të Maqedonisë, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Banner

Related posts

Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Gjyla Halili

Deputetja britanike reagon pas deklaratës së SHBA-ve për kidnapimin e tre policëve, i quan hipokrizi ndëshkimet ndaj Kosovës

admin

Çitaku: Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu pak për largimin e sanksioneve

admin