AKTUALE

BDI: Memorandumi i mirëkuptimit mes Fondit të Sigurimit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Serbe: Një hap i rrezikshëm drejt minimit të sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës

Veçanërisht skandaloze është deklarata e drejtorit të Fondit, Nikola Memov, i cili e trajton Republikën Serbe në BeH si shtet të pavarur dhe nënshkrimin e këtij dokumenti e paraqet si pjesë të “rregullimit të marrëdhënieve me vendet e ish-Jugosllavisë”. Republika Serbe nuk është shtet — ajo është entitet brenda shtetit ndërkombëtarisht të njohur të Bosnjës e Hercegovinës, dhe krijimi i saj, sipas të gjitha vendimeve të Tribunalit të Hagës, lidhet me fushata të spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj boshnjakëve, që kontribuuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, e jo në ruajtjen e saj. Memov nuk po merr pjesë në ndonjë fushatë të padëmshme jugonostalgjike, por po i jep vrull forcave që e shkatërruan Jugosllavinë dhe kontribuuan në stagnimin e tërë rajonit. Kujtojmë se, sipas të gjitha orientimeve tona strategjike, Maqedonia e Veriut e ndërton rrugën e saj jo mbi hijet e së kaluarës, por mbi të ardhmen — përmes implementimit të reformave dhe vlerave europiane — dhe nuk duhet të bëhet pjesë e projekteve retrograde për “Botën Serbe” që përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë e tërë rajonit.

Thirrje për përgjegjësi

I bëjmë thirrje udhëheqjes së Qeverisë dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor që menjëherë të rishqyrtojnë hapat e tyre, të pezullojnë zbatimin e këtij memorandumi dhe publikisht të konfirmojnë përkushtimin e patundur të Maqedonisë së Veriut ndaj së ardhmes europiane dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës e Hercegovinës.

Banner

Related posts

VLEN: Partia e milionerëve nuk ka kredibilitet moral të flasë në emër të shqiptarëve

Gjyla Halili

Jankoski: Jemi duke punuar në një rregullore të re për të forcuar rezistencën kibernetike

Gjyla Halili

Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj uron Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren historike

Gjyla Halili