AKTUALE

Deri të premten KE do të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

Komisioni Evropian pritet të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë deri të premten, thanë diplomatët.

Sipas mediave të huaja, listimi pritet të përfshijë banka në dy vende të Azisë Qendrore.

Në paketën e 18-të, blloku renditi dy banka kineze dhe rafinerinë kryesore Nayara të Indisë.

Kujtojmë se i dërguari i BE-së për sanksionet është në Uashington me një ekip ekspertësh për bisedime mbi sanksionet.

David O’Sullivan do të takohet me homologët amerikanë për të diskutuar paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë. (A2 Televizion)

Banner

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshme, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Gjyla Halili

Analiza e Zërit të Amerikës: A po e humb Perëndimi betejën me Kinën për zemrën e Serbisë?

Gjyla Halili

Deputetja britanike reagon pas deklaratës së SHBA-ve për kidnapimin e tre policëve, i quan hipokrizi ndëshkimet ndaj Kosovës

admin