AKTUALE

Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, denoncon skandalin e bulevardit “Boris Kidriç”

Banner

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka denoncuar një skandal të rëndë për ndërtimin e bulevardit “Boris Kidriç”, i cili sipas tij po ndërtohet pa leje ndërtimi. Ai i bëri thirrje Komunës që menjëherë të ndalojë punimet, duke theksuar se ky bulevard, si një nga rrugët më të rëndësishme të qytetit, nuk mund të ndërtohet në mënyrë të paligjshme.

Rexhepi i kërkoi gjithashtu Prokurorisë Publike të Tetovës që të hapë hetime për këtë rast, i cili, sipas tij, përbën vepër penale dhe parashikon dënim me burg nga 3 deri në 8 vjet.

“Ky është një fyerje ndaj qytetarëve. Ashtu siç po ndërtohet në mënyrë të egër ky bulevard, ashtu është edhe udhëheqësia e Komunës,” u shpreh Rexhepi, duke shtuar se me ardhjen e tij në pushtet bulevardi do të ndërtohet siç i ka hije një qyteti modern.

Ai premtoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij nuk do të lejohen më ndërtime pa leje në Tetovë.

Banner

Related posts

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë të privuar nga dëshirat, vështirësi për qiranë

admin

Spasovski: Po bëhen analiza për një koalicion të mundshëm LSDM-BDI

Gjyla Halili

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Gjyla Halili