AKTUALE

Ilir Rushani bartës i listës së këshilltarëve për komunën e Kërçovës

Të nderuar qytetar,

Dega e BDI-së Kërçovë në mbledhjen e mbajtur mbrëmë vendosi që listës së këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim, për Komunën e Kërçovës t’i prijë juristi Ilir Rushani!

Ilir Rushani, i lindur më 18 janar 1983 në Kërçovë, është një profesionist i përkushtuar në fushën juridike dhe me një përvojë të pasur në shërbimin publik. Arsimin fillor e kreu në shkollën fillore “Rexhë Rushit Zajazi” në Zajaz, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin e Kërçovës.

Në vitin 2002 nisi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, të cilat i përfundoi me sukses në vitin 2006. Për të forcuar më tej rrugëtimin e tij profesional, në mars të vitit 2020 kreu me sukses edhe Provimin Profesional të Jurisprudencës.

Nga 3 janari 2008 deri më 31 gusht 2011 ka ushtruar detyrën e Sekretarit në Shkollën e Mesme Komunale “Mirko Mileski” në Kërçovë. Aktualisht është i angazhuar si Këshilltar për çështje juridike normative – Sekretar në Shkollën e Mesme Komunale “Drita” në Kërçovë, ku ka dëshmuar profesionalizëm, korrektësi dhe përkushtim ndaj punës.

Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij, Ilir Rushani është i gatshëm të udhëheqë me përgjegjësi dhe të japë kontributin e tij në avancimin e proceseve demokratike dhe zhvillimin e Komunës së Kërçovës.

Na priftë e mbara!
#Bashkë
#përKërçovënqëduam

Related posts

200.000 besimtarë myslimanë falën namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite

Gjyla Halili

Skandal: Bilall Kasami vendos kriter për punësim angazhimin në LB, denoncon kushëriri i tij

Gjyla Halili

Moti me diell, temperatura deri në 29 gradë

Gjyla Halili