AKTUALE

BDI-Tetovë: Bilall Kasami vazhdon me promovimin e projekteve të BDI-së

Duke mos pasur asnjë ide, vizion dhe projekt të filluar që nga marrja e mandatit, Kasami dhe udhëheqësia komunale vazhdon të promovojë projektet e BDI-së, njëjtë siç ka bërë tashmë 4 vite me radhë.

Projekti i promovuar sot, në lagjen 146 – Bregu i Diellit, për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit është një projekt tërësisht i projektuar dhe buxhetuar në kohën e BDI-së.

Së pari, në këtë lagje është ndërtuar bazeni akumulues i ujit të pijshëm, në vlerë prej 3 milionë denarëve.

Në vitin 2020, kur BDI udhëhiqte me pushtetin lokal, nga komuna e Tetovës janë ndarë 13 milionë denarë për ndërtimin e ujësjellësit nga filter-stacioni në fshain Lisec deri te bazeni në lagjen 146, me gjatësi të tubacionit prej 3 km.

Më pas, në vitin 2021, Ministria e Ekologjisë ndau edhe 17 milionë denarë për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit dhe punimet filluan në gusht të vitit 2021, përsëri në kohën e BDI-së.

Bilall Kasami dhe udhëheqësia komunale me qëllim e kanë prolonguar vazhdimin e punimeve vetëm e vëtëm që këtë ta bëjnë në kohë të fushatës për të fituar ndonjë pikë politike. Ky prolongim i qëllimshëm ka bërë që qytetarët tashmë katër vite ta vuajnë mungesën e ujit, kur gjithçka ka qenë gati në vitin 2021.

Edhe njëherë theksojmë se kjo qeverisje komunale, për katër vite sa ishte në pushtet nuk ka realizuar asnjë premtim nga fushata e zgjedhjeve të kaluara, dhe asnjë projekt nuk ka bërë gjatë këtyre katër viteve në pushtet. Krejt çfarë kanë bërë, ka qenë promovimi i projekteve të BDI-së.

Qytetarët e njohin të vërtetën dhe më datë 19 tetor do t’ua japin përgjigjen e merituar njerëzve që mashtrimin e kanë armën e tyre të vetme.

Related posts

Sistemi “Sigurimi im” vihet në funksion, gjatë ditës pritet të lëshohen dhe pagat

admin

Tre ditë zie për tra’gjedinë në Cetinje të Malit të Zi

Gjyla Halili

Visar Ademi kandidat i pavarur për Gostivarin?

Gjyla Halili