AKTUALE

Marrëveshja me Fondin nga Republika Srpska, reagon ASH: Heshtja e VLEN-it vasalitet, Maqedonia po tërhiqet në orbitën e “Botës Serbe”

Banner

Fondi Pensional dhe i Sigurimit Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Republikës Srpska, nën drejtimin e Milorad Dodikut – një politikan i shpallur fajtor nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dhe i sanksionuar ndërkombëtarisht për shkelje flagrante të rendit kushtetues dhe mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Kështu thuhet në reagimin e ASH-Taravari, ndërsa komentojnë marrëveshjen e drejtorit nga ZNAM të FPSI nga Maqedonia me Fondin e Republika Srpska.

Në një kohë kur e gjithë bota demokratike po e izolon Dodikun, thuhet në reagimin e ASH-së, qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje me institucionet e tij, duke i dhënë oksigjen politik një figure të lidhur ngushtë me projektin e “Botës Serbe”, krah Putinit dhe kundër NATO-s e BE-së.

“Heshtja e VLEN-it në këtë rast është skandaloze. Ajo është dëshmi se ky koalicion shqiptar në qeveri nuk ka guxim të thotë asnjë fjalë kundër politikave që e tërheqin Maqedoninë e Veriut drejt Beogradit dhe Moskës. Ky nuk është partneritet, por vazalitet i plotë. VLEN u shfaq para qytetarëve si faktor i ndryshimit, por sot po mbyll sytë përballë afrimit të rrezikshëm me Republikën Srpska, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm orientimin euroatlantik të shtetit, por edhe sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë këtë politikë të rrezikshme dhe të shpjegojë para opinionit publik pse nënshkroi marrëveshje me institucionet e një entiteti që sfidon hapur rendin ndërkombëtar dhe vlerat euroatlantike.

Banner

Related posts

Rikthehet Blloku 2, TEC Manastir funksionon me kapacitet të plotë

admin

Selami kujton 2 Majin ditën e dëshmorëve

Gjyla Halili

Vazhdojnë aktgykimet penale për profesorin e UT-së Qani Nesimi

Gjyla Halili