AKTUALE

BDI miraton kandidaturat e radhës dhe shpall mobilizimin kombëtar për fitoren plebishitare më 19 tetor

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, konvokoi sot mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike, mbi mobilizimin maksimal të Aleancës Kombëtare për Integrim si dhe mbi fitoren plebishitare dhe gjithpopullore në referendumin e 19 tetorit.

Në këtë mbledhje, njëzëri dhe me unanimitet të plotë, u miratuan tre kandidatura për kryetarë komune:
1. Në Dollnen – Flamur Gjoleka
2. Në Plasnicë – Ali Jaoski
3. Në Butel – Isamedin Azizi

BDI është në procesin final të përzgjedhjes së të gjitha kandidaturave me të cilat Aleanca Kombëtare për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale. Referendumi i 19 tetorit do të jetë momenti historik i popullit, dita kur do të vendoset fuqishëm për rikthimin e dinjitetit në shtet.

Bashkimi Demokratik për Integrim është jashtëzakonisht i kënaqur me mbështetjen nga tërë anët dhe me mobilizimin e përgjithshëm, të gjithë në këmbë për dinjitet, të gjithë në këmbë për fitoren tonë të përbashkët!

Banner

Related posts

BDI, Diana Toska dhe Shkodrane Dardhishta në pozicione të “sigurta” për deputete

Gjyla Halili

Flamuri amerikan ngrihet në një xhami në Prishtinë, imam Maliqi: Do ta bëjmë traditë

admin

Viti 2024 vit i zgjedhjeve, a do të mbahen bashkë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare?

admin