AKTUALE

Bajram Rexhepi nga Shipkovica: Ta kthejmë krenarinë dhe dinjitetin që meritojmë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte zhvilloi takim me banorët e fshatit Shipkovicë, të cilët shprehën shqetësimet dhe kërkesat e tyre për mungesën e investimeve dhe projekteve zhvillimore në zonë.

Banorët theksuan disa prej problemeve kryesore me të cilat përballen:
• Vazhdimi i projektit të përrroit, për të cilin është bërë ankesë, por nuk ka ende përgjigje nga komuna dhe Ministria e Ekologjisë.
• Rregullimi i rrugës ekzistuese në fshat.
• Asfaltimi i rrugës së re, e hapur prej kohësh por ende e papërfunduar.

Rexhepi u zotua se do të bëjë maksimumin për t’i kthyer dinjitetin dhe krenarinë Shipkovicës, duke theksuar se ky fshat dhe e gjithë malësia e Tetovës nuk duhet të mbeten në harresë.

#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Abdush Demiri: KSHZ është e gatshme të realizojë zgjedhjet në afatin e paraparë

Gjyla Halili

Ulet numri i studentëve të regjistruar në rrethe/ Mbyllen tri degë në Elbasan, gjashtë rrezikohen në Korçë

admin

Këshilltarët e Bdi-së në Komunën e Tetovës: Të bëhemi të gjith kontribues të rrëzimit të kësaj hordhie të paskrupullt që mban peng Komunën e Tetovës

Gjyla Halili