AKTUALE

Ajdari: Koaliconi “vlen” nuk ju vlen as shqiptarëve e as kryeministrit

Banner

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integri, Rina Ajdari përmes një postimi ka reaguar pas nënçmimit që sërish ju bëri kryeministri Mickovski përfaqësuesve të VLEN gjatë një ngjarje në Bervenicë ku ju tha se nuk kanë fuqi politike për të vendosur për çështje shtetërore. Ajdari në postimin e saj shkruan se “Koaliconi “vlen” nuk ju vlen as shqiptarëve e as kryeministrit”.

Sa “bukur” është kur e sheh një koalicion që e quan veten “vlen” ndërsa në realitet nuk ju vlen as shqiptarëve e as kryeministrit.
Çdo moment nga një shuplakë politike, nga një disiplinim, çdo ditë nga një nënçmim publik ndërsa ata buzëqeshin sikur kanë fituar çmime prestigjoze.
Në vend që të mbrojnë qytetarët, ata garojnë kush të heshtë më shumë ndaj poshtërimeve që iu bën shefi i tyre i qeverisë. Një koalicion që po mundohet ta shndërrojë nënçmimin në krenari dhe turpin në strategji politike.
Ndërkohë, për mbishkrimet e sotme “Cili shqiptarë do të ngjiten lart, mbrapsht të ftohtë do ta kthejmë”, çfarë do të gënjeni? Çfarë do të shpikni e propagandoni?
E nëse këtij i thoni “vlen”, si do të dukej vallë s’vleni?!
P.S. Mos i nënvlerësoni shqiptarët se në tetor do t’ua tregojnë vendin.

Banner

Related posts

Filantropi Lazim Destani telegram ngushëllimi familjes Nimani

admin

VMRO: Dy vite për jetë të humbur, pesë për qebapë – drejtësia në krizë

Gjyla Halili

Lladrovci: Lavdia e dëshmorëve Karaqica do të përcillet brez pas brezi

Gjyla Halili