AKTUALE

Bajram Rexhepi: “Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë!

Banner

Reagim i kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi (AKI), pas sulmit ndaj dy të rinjve

“Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë! Dje dy të rinj u sulmuan brutalisht duke pësuar lëndime të rënda. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt dhe çdo formë tjetër dhune, pa marrë parasysh motivet, qofshin ato politike, fetare apo etnike.

Siguria e qytetarëve, sidomos e të rinjve, duhet të jetë gjithmonë e garantuar. Apeloj organet e rendit të zbardhin rastin dhe të ndëshkojnë autorët pa përjashtim.

Epizode të tilla i përkasin një kohe të errët e të kaluar, e cila nuk ka vend në shoqërinë dhe komunitetin tonë. Ne duhet të ndërtojmë besim, bashkëjetesë dhe një të ardhme pa dhunë.

Dhuna nuk është zgjidhje. Përgjegjësia jonë është të mbrojmë lirinë, sigurinë dhe jetën e çdo qytetari.” – deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi.

Banner

Related posts

Nën siglën e PDIU kandidon për Tiranën, Pernaska: Kryeqyteti do dikë që ka disa vite mbi supe, të jetë me integritet por edhe me eksperiencë

admin

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Unë në fushatë nuk kam prekur asnjë me fjalë, Mickoski ia nisi i pari dhe unë iu përgjigja!

Gjyla Halili

Dhurimi i besimtarëve të Zhelinës reflektohet në estetikën e Xhamisë.

Gjyla Halili