AKTUALE

Rahja e dy të rinjve shqiptarë në Tetovë/ Faton Ahmeti: Heshtja është bashkëfajësi!

Banner

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar ashpër pas sulmit brutal ndaj dy të rinjve shqiptarë në Tetovë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të turpshëm dhe të rrezikshëm, që vetëm thellon ndasitë etnike.

“Së bashku kundër dhunës dhe urrejtjes! Ajo që ndodhi dje është e papranueshme. Kërkojmë nga organet kompetente të veprojnë menjëherë dhe autorët të marrin dënimin e merituar”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se Tetova nuk guxon të shndërrohet në arenë të dhunës dhe urrejtjes, ndërsa bëri apel për siguri, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët.

“Heshtja ndaj këtyre rasteve është bashkëfajësi”, shtoi Ahmeti, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional.

Banner

Related posts

Shoqata “Jehona e Malësisë” uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë

Gjyla Halili

Vazhdon debati në Kuvend për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

admin

Besimi: Po shkojmë drejt rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit

admin