AKTUALE

Blerim Bexheti: VLEN kundër fjalës së lirë, kundër mendimit ndryshe, kundër vetë demokracisë!

Banner

Kur je në pushtet pa legjitimitetin e popullit, kur nuk përfaqëson askënd tjetër përveç vetes dhe rrethit të ngushtë familjar, çdo fjalë e lirë dhe çdo kritikë të duket kërcënim. Aq më tepër kur ajo vjen nga ata që dikur i konsideroje në anën tënde.

Prandaj, sulmi ndaj fjalës së lirë bëhet arma e fundit e qeverisë së padronëve. Dhe kur kalon deri aty sa të godasësh edhe pronën e atyre që guxojnë të flasin hapur, atëherë dëshmon qartë jo vetëm mungesën e demokracisë por edhe frikën e thellë nga ajo që po afrohet.
Këta struktura vazale e dinë se Tetori nuk do të sjellë më heshtje, por votën e shqiptarëve. Dhe vota nuk pyet për padronë, as për shërbëtorë e vazalët vota është dënimi i popullit mbi arrogancën.

VLEN sulmon kritikët duke treguar fytyrën e vërtetë të atyre që fjalën e lirë e shohin si armik, e mendimin ndryshe si krim. Sepse kur mungon legjitimiteti, e vërteta e thënë me zë të lartë i djeg më shumë se çdo gjë.

Banner

Related posts

Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

Sela në takim me Ali Ahmetin

Gjyla Halili

4 perime per ta mbajtur trurin te ri

admin