KOSOVËSHQIPËRI

TAKIME MADHËSHTORE ME DIASPORËN TË KRYETARIT NIK GJELOSHAJ NË MICHIGAN

Banner

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka pasur pritje madhështore nga diaspora shqiptare në Michigan, ku deklaoi se “çdo betejë në të cilën kemi shkuar së bashku me diasporën tonë, e kemi fituar”.

Në fjalimin e tij z. Gjeloshaj theksoi rezultatet dhe sukseset e shkëlqyera të administratës së Komunës së Tuzit gjatë 4 viteve të fundit. Ai nënvizoi se aty ku ka fabrika, aty ka zhvillim dhe prosperitet, thekson deklarata e Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”.

Postimi i plotë i “Jehonës së Malësisë”.

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, në takimin me diasporën në Michigan tha se çdo betejë në të cilën kemi shkuar së bashku me diasporën tonë, e kemi fituar.

Në fjalimin e tij z. Gjeloshaj theksoi rezultatet dhe sukseset e shkëlqyera të administratës së Komunës së Tuzit gjatë 4 viteve të fundit. Ai nënvizoi se aty ku ka fabrika, aty ka zhvillim dhe prosperitet. Zhvillimi në të gjitha sferat është evident, duke filluar nga infrastruktura e deri te bujqësia. Nëse nuk do të kishim fituar 4 vite më parë, Malësia nuk do të ishte zhvilluar fare, sepse ne e dimë që më parë se si funksiononte pushteti i mëparshëm, domethënë se sa ishin të painteresuar për Malësinë. Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të vijnë dhe të mbështesin zhvillimin e atdheut të tyre.

Duke votuar për Forumin shqiptar, të gjithë ne kontribuojmë në zhvillimin dhe unitetin e atdheut tonë.

Banner

Related posts

​Prizreni me më së shumti deponi të egra të mbeturinave, Gjakova më së paku

admin

Atentati ndaj kreut të Partisë Demokratike, dalin pamjet, momenti kur dy autorët e maskuar vendosin tritolin në mjet

admin

Abazoviq thotë se s’do të ketë ndryshim të qëndrimeve të Malit të Zi ndaj Kosovës

admin

Leave a Comment