AKTUALE

Filipçe: Të deklasifikohen menjëherë dokumentet për rastin e përgjimeve

Banner

LSDM kërkon deklasifikimin urgjent të të gjithë dokumentacionit të lidhur me rastin që qeveria prezantoi para opinionit si “aferë përgjimi”. Kështu ka bërë të ditur kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një reagim në rrjetet sociale.

Sipas tij, Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ka procedura të qarta përmes të cilave mund të bëhet publikimi i informacionit dhe dokumenteve, që rasti të jetë i hapur për opinionin. “Vetëm kështu qytetarët do të mund të gjykojnë nëse dhe kush e ka keqpërdorur pozitën në shërbimet e sigurisë. Nëse ASK nuk vepron, atëherë bëhet fjalë për një tjetër tentim të pasuksesshëm manipulimi”, ka shkruar Filipçe.

Ai rikujton se edhe më herët janë ngritur raste të ngjashme – nga destabilizime, përdorim dronësh për përgjime e deri te dyshimet për ryshfet ndaj kryeministrit nga kompani të huaja – të cilat, siç thotë, kanë mbetur pa epilog.

Në reagimin e tij, Filipçe akuzon VMRO-DPMNE-në se po luan me aparatin e sigurisë dhe po e përdor atë për qëllime politike ditore. “Ky është tipar i politikanëve infantilë dhe partive populiste, të cilët tentojnë vetëm të largojnë vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve. Mirë është që askush nuk u beson më këtyre strategjive të kota të ricikluara nga koha e Nikola Gruevskit”, thekson lideri i LSDM-së.

Banner

Related posts

Arrestohet një person në Tetovë, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Ja çfarë çmimi ka Tetova me Bilall Kasamin, po ju themi se Tetova nuk shitet

Gjyla Halili

BE e heq Maqedoninë e Veriut nga “lista e zezë” e parajsave fiskale

admin