Një aksion simbolik, mbylljen e gropave në rrugën që çon për Triesh, banorër e Trieshit të udhëhequr nga kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, z. Agron Dedivanaj i cili e vlerësoi lart këtë aksion, duke e quajtur “një akt përgjegjësie, dashurie dhe përkujdesjeje për Trieshin, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë”.
Ky nuk është vetëm një hap, por një shembull i fuqishëm se me unitet, vullnet dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër, ka shkruar z. Dedivanaj.
Postimi i tij në fb:
Vëllezër e motra të Trieshit legjendar,
Vendbanimi ynë gjithmonë është mbështetur mbi atdhedashuri, bashkëpunim dhe vëllazëri të pathyeshme. Edhe këtë herë, Trieshjanët treguan se kur jemi bashkë, asgjë nuk është e paarritshme.
Falë përkushtimit dhe kontributit të secilit, sot rrugët e Trieshit janë më të rregulluara, më të sigurta dhe më të denja për të gjithë ne. Ky sukses është dëshmi e forcës sonë të përbashkët dhe e dashurisë që kemi për vendlindjen tonë.
Në vitet e fundit, vendlindja jonë ka njohur zhvillim e përparim të madh. Nën udhëheqjen e komunës sonë, me vizion dhe përkushtim, janë bërë hapa të rëndësishëm për të mirën e përgjithshme. Komuna është çdoherë pranë nesh, ndërsa kësaj radhe ishte radha jonë të tregojmë se jemi pranë saj. Siç ka thënë Presidenti Amerikan John F. Kennedy: “Mos pyet çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por çfarë mund të bësh ti për vendin tënd.” Ne dëshmuam se Trieshjanët flasin me vepra, jo vetëm me fjalë.
Mbyllja e gropave nuk ishte thjesht një ndërhyrje në infrastrukturë – ishte një akt përgjegjësie, dashurie dhe përkujdesjeje për Trieshin, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë. Ky nuk është vetëm një hap, por një shembull i fuqishëm se me unitet, vullnet dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër.
Le ta mbajmë këtë frymë gjallë dhe ta përcjellim brez pas brezi. Trieshi sot ecën më i fortë, më i sigurt dhe më krenar – falë bashkimit tonë!
Me respekt e mirënjohje!





