Bajram Rexhepi kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e AKI-së i shoqëruar nga shefii shtabit zgjedhor Blerim Osmani, kryetari i FR-BDI Art Zylbari dhe sekretari i shtabit Adem Abdiu sot vizituan fshatin Veshallë të Malësisë së Tetovës ku ka dëgjuar banorët për hallet që kanë me infrastrukturën dhe me pronat dhe mungesën ekujdesit të komunës për këtë pjesë të malësisë.
Bajram Rexhepi para banorëve të Veshallës premtoi se me qeverisjen e tij do të kenë kujdes të veçantë për Veshallën dhe për malsinë në përgjithsi, do të angazhohen në sjelljen e planit urbanistik sidhe përmirësim urgjent të infrastrukturës për lehtësimin e lëvizjes.
Ja postimi i plotë:
📍Vazhuam #kuvendimin me banorët e Veshallës, një tjetër vendbanim i Malësisë së Sharrit i lënë në harresë të plotë dhe pa asnjë përkujdesje nga Komuna e Tetovës.
Mungesa e planit urbanistik ua ka pamundësuar banorëve edhe gjërat më elementare, si aplikimi për subvencione shtetërore, sepse pronat e tyre nuk janë të definuara me planifikim hapësinor.
Edhe infrastruktura rrugore mbetet sfidë serioze, duke e vështirësuar lëvizjen e lirë të banorëve, sidomos gjatë dimrit.
Erdhëm për të dëgjuar, sepse zëri i banorëve është themeli i programit tonë.
Bashkë do të sjellim zgjidhje reale dhe të arritshme për Veshallën dhe për të gjithë Malësinë.
#BashkëPërTetovën ✅
#AleancaKombëtarePërIntegrim






