AKTUALE

SKANDAL/ “Menduan se është shqiptar, rrihet keq suedezi në Manastir, ia morën bluzën me shqiponjë”

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, i cili po qëndron përkohësisht në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në qytetin e Manastirit, Maqedoni e Veriut.

Ngjarja ndodhi në rrugën kryesore të qytetit, “Rruga e Gjerë” ku disa të rinj rreth moshës 20 vjeç iu afruan dhe tentuan t’i heqin me forcë bluzën që kishte veshur.

Sipas denoncimit të bërë në polici, bluza kishte simbole që dyshohet se i përkisnin Shqipërisë, çka besohet të ketë qenë edhe arsyeja e sulmit. Kur kuptoi se nuk mund të mbrohej, 32-vjeçari vendosi t’ua dorëzojë vetë bluzën personave të panjohur, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi incidentin përmes një njoftimi zyrtar:

“Të enjten, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, raportoi se persona të panjohur i janë afruar dhe kanë tentuar t’i heqin bluzën me simbole të një shteti tjetër.” Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve të sulmit. “Po bëhen verifikime për ngjarjen dhe po merren masa për identifikimin e autorëve,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Related posts

Tolaj: Sedat Sylejmani – krekoset me ligjin që përgatiti Qeveria e kaluar

Gjyla Halili

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

Gjyla Halili

Paqëndrueshmëria në Ballkan mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit më të gjerë

Gjyla Halili