AKTUALE

Skandal: Zbulohet borxhi real i Komunës së Tetovës në krye me Bilall Kasamin – arrin në 31 milionë euro!

Banner

Kandidati i Aleancës shqiptare për Integrim në Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi një takim me strukturat partiake në Reçicë të Vogël, ku dha një mesazh të fuqishëm për ndryshimin që pritet të ndodhë në Tetovë. Rexhepi u shpreh edhe për borxhin real të komunës së Tetovës duke zbuluar një skandal të pa parë deri tani. Sipas Rexhepit borxhi real është 31 milionë euro.Në fjalën e tij, Rexhepi theksoi gjithashtu rëndësinë historike dhe politike të Reçicës së Vogël, duke e cilësuar atë si “pikënisje e proceseve të rëndësishme për Tetovën”. Ai tha se energjia e ndryshimit që ka nisur nga ky vend është sot më e fuqishme se kurrë më parë.“Qyteti ynë nuk mund të durojë më keqmenaxhimin dhe përbuzjen ndaj tetovarëve,” u shpreh ai para të pranishmëve.Rexhepi shtoi se Reçica e Vogël po i jep zë një fryme të re politike, që ka për synim t’i japë fund status quo-së dhe të sjellë zhvillim e dinjitet për Tetovën dhe qytetarët e saj.“Tetovën e duam shumë për ta lënë peng të njerëzve të vegjël me ambicie të ‘mëdha’,” deklaroi ai, duke lëshuar një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve politikë.Takimi në Reçicë të Vogël konsiderohet si një nga sinjalet e para të fushatës intensive që pritet të zhvillohet në muajt në vijim, ndërsa anketat e fundit thonë se Bajram Rexhepi është shumë para Bilall Kasamit./ts

Banner

Related posts

NË NDERIM TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS NË 40 VJETORIN E THEMELIMIT

Gjyla Halili

VLEN: Elmi Aziri i gatshëm për ta fundos BDI-në

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Të shtunën nga Shkupi e nisim rrugëtimin drejt Presidentit të parë shqiptar

Gjyla Halili