AKTUALE

Bajram Rexhepi: Nga Reçica e Vogël do të nisë fitorja e madhe e Tetorit!

Kandidati për Kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi sot ka realizuar takim me banorë të Reçicës së Vogël.

“Reçica e Vogël ka qenë gjithmonë pikënisje e proceseve të rëndësishme për Tetovën”- ka shkruar Rexhepi.

Nga ky takim banorët përcollën mesazhin e qartë: Tetovën e duam shumë për ta lënë peng të njerëzve të vegjël me ambicie të “mëdha”!

Ja postimi plotë:

Reçica e Vogël ka qenë gjithmonë pikënisje e proceseve të rëndësishme për Tetovën. Energjia e ndryshimit që nisi këtu është sot më e gjallë dhe më e fortë se kurrë, sepse qyteti ynë nuk mund të durojë më keqmenaxhimin dhe përbuzjen ndaj tetovarëve.

Sonte, me strukturat partiake të Reçicës së Vogël, e përcollëm qartë mesazhin:
👉 Tetova e duam shumë për ta lënë peng të njerëzve të vegjël me ambicie të “mëdha”!

#BashkëPërTetovën ✅
#AleancaKombëtarePërIntegrim

Banner

Related posts

Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Gjyla Halili

Halimi: Urrejtja e pushtetit ndaj gazetarëve, e ka kontaminuar diskursin publik

admin

Avokati i Ridvan Muharremit: Rozeta Hajdari e angazhoi për blerjen e rezervave shtetërore

admin