AKTUALE

Komuna e Likovës është përzgjedhur si pjesë e iniciativës evropiane për Ballkanin Perëndimor

Komuna e Likovës është përzgjedhur si pjesë e iniciativës evropiane WiFi4WB – Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, e cila do të sjellë internet falas në hapësira publike për banorët dhe vizitorët e kësaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Erkan Arifi, i cili njëkohësisht është edhe kandidat për një mandat të ri në krye të komunës. Sipas tij, në kuadër të projektit, do të vendosen tre pika Wi-Fi falas në zona të frekuentuara publike, duke siguruar qasje të lirë dhe cilësore në internet për të gjithë qytetarët.

“Kjo është një arritje e rëndësishme për komunën tonë. Digjitalizimi është prioritet i yni dhe ky projekt është një hap konkret drejt lidhjes më të mirë të qytetarëve tanë me botën digjitale,” deklaroi Arifi.

Iniciativa WiFi4WB është pjesë e projektit më të gjerë EU4Digital Action, i mbështetur nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë 🇩🇪 (BMZ), ndërsa zbatohet nga GIZ, agjencia gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.

Synimi i projektit është të rrisë qasjen në internet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në zonat me zhvillim më të ulët digjital, duke kontribuar kështu në barazi digjitale dhe përfshirje më të madhe sociale dhe ekonomike.

Banner

Related posts

Kërkohet nga BE-ja të jetë më e balancuar në dialog

admin

Qoku: Insistimi për lista të ndara, sebeb për t’u ndarë! Partitë e VLEN-it, veç e veç, të vogla në raport me BDI-në

Gjyla Halili

Grubi: BDI-ja fituese absolute e zgjedhjeve, fiton 50% të votave kundrejtë derivative të saja

Gjyla Halili