AKTUALE

Ramadani: Arnaqia foli me një zë të fuqishëm për fitoren në Saraj

Banner

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, i shoqëruar nga kryetari aktual i komunës, Iljas Veseli, sonte ka takuar banorët e Arnaqisë së Epërme dhe të Poshtme, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të fuqishme për referendumin e 19 tetorit.

“Arnaqia e Epërme dhe e Poshtme sot folën me një zë të fuqishëm! Bashkë me kryetarin Iljas Veseli patëm nderin të takojmë banorët e Arnaqisë, burra me traditë, me respekt dhe me besim të pathyeshëm,” u shpreh Ramadani.

Ai tha se mesazhi i qytetarëve është i qartë: rruga e bashkimit dhe shërbimit është rruga e fitores.
“Fjalët e tyre të sinqerta dhe të drejtëpërdrejta na dhanë një mesazh të qartë: rruga jonë është e drejtë – rruga e bashkimit, rruga e shërbimit, rruga e fitores!” deklaroi kandidati i AKI-së.

Në fund, Ramadani theksoi përkushtimin e koalicionit për një Saraj modern e fitues:
“Në emër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, ne zotëhemi se bashkë do ta ngremë Sarajin në nivelin që e meriton, një Saraj modern, krenar dhe fitues!”

Banner

Related posts

Ahmeti: Nuk jam politikan i salloneve, biskotave. “Nuk lejoj të preket shqipja, sepse është larë me gjak

Gjyla Halili

Tetova vazhdon të helmohet nga mbeturinat, Bilall Kasami shet patriotizëm në Prekaz

Gjyla Halili

VLEN emëron pesë profesorë universitarë për zv/ministra

Gjyla Halili