AKTUALE

Komuna e Sarajit: Banorët e Sarajit së shpejti me qasje të lirë në internet në hapësira publike

Komuna e Sarajit është përzgjedhur në thirrjen WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), një iniciativë që do të mundësojë vendosjen e pikave falas të internetit në 500 komuna të rajonit.

Ky projekt është pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe synon të nxisë transformimin digjital si një faktor kyç për forcimin e lidhjes rajonale. Përmes këtij projekti, edhe Komuna e Sarajit bëhet pjesë e përpjekjeve për modernizimin dhe afrimin e teknologjisë me qytetarët.

Në territorin e komunës do të vendosen tre pika Wi-Fi në hapësira publike, duke siguruar për banorët dhe vizitorët qasje të lirë dhe cilësore në internet. Në periudhën e ardhshme pritet të zhvillohet evaluimi teknik i lokacioneve, ndërsa më pas do të realizohet instalimi i pikave të internetit.

Iniciativa WiFi4WB zbatohet përmes programit EU4Digital Action, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), ndërsa implementohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Banner

Related posts

Nik Gjeloshaj: Asgjë nuk është nënshkruar, territori i Malësisë mbrohet pa kompromis

Gjyla Halili

Lladrovci për Thaçin: Përgjithmonë krenar me ty President!

Gjyla Halili

Dallime mes partive shqiptare për njësitë zgjedhore në Maqedoni

admin