AKTUALE

Ali Ahmeti i jep lamtumirën Fari Mehmedit: Patriot që mbeti besnik ndaj idealeve kombëtare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në Greshnicë mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Fari Mehmedit, të cilin e kujtoi si shok të ngushtë dhe bashkëvuajtës në burgjet e viteve ’81.

“Sot, në Greshnicë, i dhamë lamtumirën e fundit Fari Mehmedit, shokut tim të burgut për ngjarjet e vitit 1981,” shkroi Ahmeti.

Ai e përshkroi të ndjerin si figurë të spikatur të çështjes kombëtare:

“Fari Mehmedi ishte patriot dhe atdhetar, njeri që e jetoi jetën me dinjitet dhe përkushtim për çështjen kombëtare. Në vitet më të vështira, kur u përballëm me dënime dhe vuajtje, ai qëndroi gjithmonë i fortë dhe besnik ndaj idealeve tona.”

Në fund, lideri i BDI-së dha mesazhin e tij të fundit për mikun e dikurshëm:

“Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë dhe vepra e tij do të frymëzojë brezat që vijnë. Lamtumirë miku im, pushofsh në paqe!”

Banner

Related posts

Dyshimet për atentatin ndaj Kurtit /Kur urrejtja t’i verbon sytë, dhe shpif në mënyrë të palogjikshme!

Gjyla Halili

VLEN: Për herë të parë me Drejtorinë për Zbulim Financiar do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar!

Gjyla Halili

Mbyllet për 4 vjet Muzeu Historik në Tiranë

Gjyla Halili