AKTUALE

Snopçe krah Bajram Rexhepit: Jemi bashkuar për të ti treguar Mickovksit dhe të tjerëve se shqiptarët slejojnë realizim të planeve dashakeqe

Banner

Deputeti i Aleancës për Shqiptarëf Halil Snopçe sot ka takuar kandidatin e AKI-së për kryetar komune më Tetovë, Bajram Rexhepi dhe shefin e shtabit zgjedhor Faton Ahmeti. Snopçe kujtoi monentet me Rexhepin kur bashkëveprobin si student në Shkup dhe se sot janë bashkuar në një koalicion të AKI-së duke bashkuar forcat në kuadër të Aleancë Kombëtare për Integrim (AKI) për ti treguar edhe Mickovskit edhe të tjeŕëve se shqiptarët nuk do të lejojnë realizimin e planeve të tilla dashakeqe.

Halil Snopçe

Me Bajram Rexhepin. Shokun tim gjatë studimeve në Shkup.

Para më shumë se 25 viteve bisedonim për shkencë, për matematikë, për të rejat në shkencat kompjuterike, por edhe për filozofi.

Ishin vite kur e shprehnim revoltën tonë për mospërfilljen e shqiptarëve. Që atëherë nuhatnim se sistemi me majorizim nuk funksionon, se duhet të gjendet mekanizëm ku shqiptarët nuk do mbivotohen siç që ndodhi edhe me kushtetutën e atëhershme. Kushtetutë për të cilën thonim se është gjeneratore e krizës dhe si pasojë kishim edhe kinfliktin e vitit 2001.

Pas kryerjes së studimeve vazhduam të japim kontribut në profesionet tona, unë si matematikan, Bajrami si informatikan.

Pastaj filluam edhe angazhimin politik në dy vektor të ndryshëm të pikëpamjeve politike.

Përpara këtyre zgjedhjeve kemi konstatim të përbashkët që qeveria aktuale e udhëhequr nga Hristijan Mickovski ka një tendencë për rikthimin e situatës përpara marrëveshjes së Ohrit, respektivisht rikthimi në kohën kur me Bajramin ishim studentë. Tendenca e përbashkët e të dy vektorëve të veprimtarisë tonë politike është që proçesi i avansimeve të shkojë përpara dhe jo të kthehet mbas.

I kemi bashkuar forcat në kuadër të Aleancë Kombëtare për Integrim (AKI) për ti treguar edhe Mickovskit edhe të tjeŕëve se shqiptarët nuk do të lejojnë realizimin e planeve të tilla dashakeqe.

Për ne parasegjithash, me interes primar është mbrojtja e dinjitetit, krenarisë dhe avansimi i të drejtave të shqiptarëve.

Bajrami është kandidat i koalicionit AKI për kryetar të komunës së Tetovës. Mbështetja ime ndaj Bajramit është jo vetëm si partner koalicioni, por edhe si shok i idealeve studentore.

Banner

Related posts

Bela: Kompanitë e Angjushevit që është në listën e zezë vazhdojnë të marin tendere nga kjo qeveri

Gjyla Halili

Afrim Gashi: Fitore plebishitare me 120 mijë vota më 8 maj

Gjyla Halili

Seancë e Gjykatës Kushtetuese, do të shqyrtohen 14 lëndë që Gjykata i ka formuar me iniciativë të saj

Gjyla Halili