AKTUALE

Agron Dedivanaj: Vizioni i Dr. Rugovës ishte i qartë dhe i përjetshëm: Kosovë e pavarur, properëndimore dhe prodemokratike

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, z. Agron Dedivanaj, mori pjesë në Tiranë në promovimin e veprës “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, ku morën pjesë personalitete të shquara të të gjitha trojeve shqiptare dhe miq të kombit dhe veprës së Dr. Rugovës.

Vizioni i Dr. Rugovës ishte i qartë dhe i përjetshëm: një Kosovë e pavarur, properëndimore, prodemokratike dhe e integruar fuqishëm në familjen e madhe evropiane”, ka deklaruar Dedivanaj, duke shtuar se aktivitete të tilla janë jetike, sepse ato na frymëzojnë, na lidhin dhe na kujtojnë se vetëm duke punuar së bashku mund të forcojmë identitetin dhe të ardhmen tonë!

Postimi i z. Dedivanaj:

Sot në Tiranë, në kryeqendrën e shqiptarëve, pata nderin të marr pjesë në promovimin e veprës “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës.”

Ngjarja mblodhi intelektualë, akademikë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të kulturës dhe artit, duke dëshmuar rëndësinë e këtyre momenteve për ruajtjen dhe forcimin e vlerave tona kombëtare. Përmes kulturës dhe unitetit, ne e çojmë përpara idealin e bashkimit, lirisë dhe të demokracisë.

Ishte një kënaqësi e madhe të takoja shumë personalitete të shquara që shprehën mbështetjen dhe mirënjohjen e tyre për punën që ne bëjmë si për komunitetin shqiptar në SHBA, ashtu edhe për vendlindjën. Në mënyrë të veçantë dua të theksoj se pata kënaqësinë të takohem me: Sir. Prof. Dr. Gabriele Pao-Pei Andreoli, president i Institute for Advance Studies and Cooperation; Lidu AI – themelues i World Changers Summit dhe Përfaqësues Ndërlidhës i Pontifical Academy of Theology – Vatikan; Doris Pack, ish-deputete e Parlamentit Evropian dhe presidente nderi e Robert Schuman Institute; Dom Lush Gjergji, njëri ndër figurat më të njohura të Kishës Katolike në Kosovë dhe biografi kryesor i Nënë Terezës; Ramiz Tafilaj, biznesmen, filantrop, aktivist dhe botues; Jusuf Buxholli, autor, gazetar dhe intelektual; Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Albanian-American Civic League; si dhe shumë personalitete të tjera.

Aktivitete të tilla janë jetike, sepse ato na frymëzojnë, na lidhin dhe na kujtojnë se vetëm duke punuar së bashku mund të forcojmë identitetin dhe të ardhmen tonë!

Related posts

MPJ njofton: 9 shtetas të RMV-së në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

admin

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN E LARTË NGA KRYEMYFTINIA E BULLGARISË

Gjyla Halili

Prezantimi i hulumtimit “Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive: 20 vjet mundësi dhe sfida të (pa)shfrytëzuara

Gjyla Halili