AKTUALE

Dy nxënëse të shkollë së mesme “Drita” humbin jetën tragjikisht/ Fatmir Dehari: Sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie

Kryetari i Komunës së Kërçovës ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve Abazi dhe Ramadani, të cilat humbën vajzat e tyre që kanë ndërruar jetë në rrethana tragjike, duke lënë pas një boshllëk të madh në familjet e tyre, në mesin e shoqërisë dhe në bankat e shkollës.

“Kjo humbje e parakohshme është plagë e rëndë për familjet e tyre, për gjithë Kërçovën dhe për shoqërinë tonë. Albina dhe Eriona lanë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat e të gjithëve”- ka shkruar Dehari.

Ja postimi i plotë:

Sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie.

Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy vajzave 16-vjeçare, nxënëseve të gjimnazit “Drita”, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani, të cilat sapo po nisnin vitin e dytë në bankat shkollore.
Kjo humbje e parakohshme është plagë e rëndë për familjet e tyre, për gjithë Kërçovën dhe për shoqërinë tonë. Albina dhe Eriona lanë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat e të gjithëve.

Në këto çaste pikëllimi, bashkëndjejmë dhimbjen me familjet Abazi e Ramadani, me të afërmit dhe miqtë e tyre. Lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë kujtimi i Albinës dhe Erionës i përjetshëm!
U prehshin në paqe.

Related posts

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Gjyla Halili

Zbulohet një depo karburanti pranë diskotekës “Puls” – MPB po heton praninë e naftës

Gjyla Halili

Sesioni EMN-Quantum mbi “Metrologjinë për Teknologjitë Kuantike” në CEWQO 2023

admin