AKTUALE

Blerim Bexheti: Sot e ndalum një ligj kundër shqiptarëve

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tentativa për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e bërë pa konsultim me OSBE-ODIHR dhe pa përfshirjen e deputetëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në një proces të hapur e gjithëpërfshirës, nuk kaloi falë shumicës së dyfishtë – Badenterit.

Ky rezultat është një fitore e parimeve demokratike dhe e respektimit të zërit të qytetarëve, sepse ligjet që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e vendit dhe proceset zgjedhore duhet të hartohen me transparencë, konsensus dhe respekt për standardet ndërkombëtare. Përpjekjet e partive të VLEN, të cilat sot mbajnë pushtet pa legjitimitet etnik në një qeveri antishqiptare, nuk mund të cenojnë të drejtat dhe përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve.

Ne do të mbetemi të vendosur që çdo ndryshim ligjor të jetë në funksion të demokracisë, barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të të gjithë komuniteteve në vend” ka shkruar Blerim Bexheti.

Related posts

Fatmir Izairi: Dështimin nuk ka se si e arsyetojnë me mua, sepse pa Zhelinën e Pallaticën nga ku unë i kam rrënjët , humbja do të ishte edhe më e thellë me mbi 1000 vota

Gjyla Halili

Halili: “Mundësi të reja për rritje dhe zhvillim, aplikoni”

Gjyla Halili

Distria Krasniqi kalon në rrethin e tretë të Mastersit së Xhudos në Hungari

admin