AKTUALE

Bujar Osmani: Si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të jem shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike!

Kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në rrjetin social facebook ka shpërndarë një video mesazh, në të cilin thotë, se Maqedonia e Veriut është shtëpia jonë e përbashkët, po ashtu edhe Çairi, ku në çdo lagje, jetojnë bashkë- shqiptarë, maqedonas, romë e të tjerë.
Osmani, thotë se si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të jetë shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike.
“Maqedonia e Veriut është shtëpia jonë e përbashkët. E në Çair, në çdo rrugë, në çdo lagje, jetojmë bashkë – shqiptarë, maqedonas, romë dhe të tjerë. Bashkë ndajmë të njëjtat gëzime, por edhe të njëjtat sfida, të njëjtat ëndrra për një jetë më të mirë.
Marrëveshja Paqësore e Ohrit na e hapi rrugën e barazisë dhe respektit. Ajo është themeli i qëndrueshmërisë, garancia që të ardhmen do ta ndërtojmë së bashku, pa dallime e përçarje.
Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të jem shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike. Do të kujdesem njësoj për çdo qytetar, do të investoj njësoj në çdo lagje, pa dallim përkatësie etnike apo fetare. Besoj se vetëm përmes besimit dhe respektit të ndërsjellë mund ta ngremë Çairin nga hiri.
Gjithmonë kam qenë dhe do të mbetem në anën e paqes, drejtësisë dhe bashkëjetesës. Do të jem urë mes komuniteteve, zë i arsyes dhe faktor bashkimi në kohën kur na nevojitet më shumë uniteti.
Forca jonë është te fakti që jemi bashkë. Dhe kështu do të vazhdojmë – të fortë, të bashkuar dhe të vendosur ta ndërtojmë Çairin si shtëpi për të gjithë. # VizioniriperÇairin”, ka deklaruar Osmani

Banner

Related posts

VLEN: BDI-ja e demaskuar dhe e ekspozuar para syve të popullit shqiptar

Gjyla Halili

ALI AHMETI FITIMTAR E I PAMPOSHTUR

Gjyla Halili

SHKËNDIJA BOX solli spektaklin e boksit në Tetovë : Turneu Ndërkombëtar “Tetova n’Festë” solli duele të forta dhe shpalli kampionët e mbrëmjes

Gjyla Halili