AKTUALE

Marrëveshja e Ohrit ka mbushur 24 vjet.

Ajo u nënshkrua më 13 gusht 2001 në qytetin e Ohrit, pas një konflikti të armatosur disa mujor midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe forcave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Çfarë ishte Marrëveshja e Ohrit?

Qëllimi: Ndali luftën dhe hapi rrugën për reforma që garantonin të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jomaqedonase në vend.

Palët nënshkruese: Përfaqësues të partive politike shqiptare dhe maqedonase, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar (SHBA, BE dhe NATO).

Pikat kryesore të marrëveshjes:

1. Barazi gjuhësore

Gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare në nivel lokal dhe kombëtar, në zonat ku shqiptarët janë mbi 20% e popullsisë.

2. Përfaqësim i drejtë

Shqiptarët dhe komunitetet tjera duhet të kenë përfaqësim proporcional në administratën publike, polici dhe ushtri.

3. Decentralizim i pushtetit

Kompetenca më të mëdha për komunat, përfshirë arsimin, kulturën dhe financat lokale.

4. Simbolet kombëtare

Lejohet përdorimi i flamurit dhe simboleve të komuniteteve në hapësira publike.

5. Siguria dhe çarmatosja

UÇK dorëzoi armët tek NATO dhe integrimi i ish-luftëtarëve në jetën civile dhe institucione.

Banner

Related posts

Spalletti: “Kush thotë që Napoli është favorit ndaj Milanit në Champions nuk mer vesh nga futbolli…”

admin

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

GRENELLI MBETET PA PIXHAMAT SERBE NË SYTË E TRUMPIT!

Gjyla Halili