AKTUALE

Ali Ahmeti kujton 24 vjetorin e masakrës së Lubotenit, dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka kujtuar 12 Gushtin e vitit 2001 kur forcat paramilitare në Luboten të Shkupit vranë mizorisht 10 civil shqiptarë e në mesin e tyre edhe një fëmij vetëm 5 vjeç. Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

Ja postimi plotë:

Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç.
Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës së pastër të UÇK-së.
Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.
Lavdi të rënëve të Lubotenit!

Banner

Related posts

Bytyqi: VMRO-DPMNE mburret me investimet e planifikuara nga kabineti im

Gjyla Halili

Sali: Investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen evropiane

Gjyla Halili

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur i skadon mandati Pendarovskit

Gjyla Halili