AKTUALE

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski për UÇK-në

Deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes.

UÇK-ja ishte ushtri e organizuar, me uniformë dhe simbole të qarta, që respektonte konventat ndërkombëtare dhe kontribuoi në instalimin e paqes në vend. Kjo është dallimi themelor nga ata që Kryeministri sot i quan “heronj”, ndërsa dje u dënuan për krime lufte, individë që në mënyrë tinëzare dhe qyqare vranë të pafajshëm.

Kryeministri mund të poshtërojë publikisht vetëm vazalët e tij politikë mbi këtë temë, por jo shqiptarët dhe jo të vërtetën historike. Asnjë manipulim politik nuk mund të fshijë rolin e UÇK-së në mbrojtjen e lirisë, në sjelljen e barazisë, demokratizimin e vendit dhe në garantimin e paqes që gëzojmë sot.

BDI nuk do të lejojë që historia të shtrembërohet nga ata që duan ta përdorin për përfitime të përkohshme elektorale. UÇK-ja nuk është temë e së kaluarës, por themel i barazisë dhe paqes që duhet të mbrohet çdo ditë.

Banner

Related posts

Hashim Thaçi feston ditëlindjen, mbush 58 vjet

Gjyla Halili

MIRËNJOHJE PËR SHEIP EF. IBISHI

Gjyla Halili

Temperatura minus në Kodrën e Diellit, është matur 52 cm borë

Gjyla Halili