AKTUALE

Zgjedhjet lokale, deputetët do të pauzojnë nga seancat plenare – njoftoi Gashi

Në vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar gjithashtu se deputetët do të shkojnë në pauzë gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

“Ju informoj se gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi do të
vazhdojë funksionimin e tij të rregullt administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare. Ky vendim synon të
shmangë keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime elektorale dhe t’u japë deputetëve mundësinë të
përkushtohen plotësisht ndaj komunikimit me qytetarët.
Dua të theksoj se zgjedhjet nuk janë thjesht një proces teknik, por janë thelbi i demokracisë sonë. Ato janë një
mundësi reale për qytetarët që të zgjedhin udhëheqës që reflektojnë përgjegjësi, vizion dhe përkushtim ndaj
interesit publik. Kështu, data 19 tetor 2025 shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e demokracisë,
përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, tha Gashi.

Gashi shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni, do të mbahen më 19 tetor 2025.

Banner

Related posts

Emir Sulejmani me mesazh të fuqishëm nga vendlindja: “Çdo hap që bëj, e bëj për ju!”

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Regjimit po i vjen fundi!

Gjyla Halili

Fluks hyrjesh në Kakavijë, qindra emigrantë presin në radhë

admin