AKTUALE

LIGJI QË I HAPI DYERT AKREDITIMIT TË SHMI MEDRESEJA  “ISA BEU” – DISKUTIM DHE ANALIZË

Më datë 7 gusht 2025, në ambientet e Medresesë Isa Beu në Shkup, u mbajt një takim i rëndësishëm lidhur me procesin e miratimit të Projektligjit për Arsimin Fetar, me theks të veçantë për Medresenë Isa Beu.

Të udhëhequr nga Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetau, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, priti një delegacion të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përbërë nga:
• Zv. Kryeministri i parë, z. Izet Mexhiti
• Zv. Ministri i Arsimit, z. Lulzim Aliu
• Kryetari i Alternativës, z. Zeqirija Ibrahimi
• Deputeti, z. Bekim Sali

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe funksionar të lartë të BFI-së, Sekretari Gjeneral, z. Irsal Jakupi, Muftinjtë e Muftinive të BFI-së, Muftiu I Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Shtipit, Shef i kabinetit të Reisul Ulemasë, Drejtorët e sektorëve të BFI-së, Kordinatorët e paraleleve të shtrira të Medresesë, si dhe një numër i konsoderueshëm i profesorëve dhe profesoreshave të Medresesë, të cilët u njoftuan nga afër me zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e këtij projektligji.

Fjalë rasti mbajtën Reisul Ulema Shaqir ef. Fetai, z. Izet Mexhiti, z. Lulzim Aliu dhe z. Zeqirija Ibrahimi, të cilët theksuan rëndësinë strategjike dhe arsimore që ka ky projektligj për të ardhmen e institucionit të Medresesë dhe për arsimin fetar në përgjithësi.

Në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi, drejtori Dr. Islam Islami, shprehu mirënjohje për mbështetjen institucionale dhe vlerësoi lartë kontributin dhe angazhimin e të gjithë aktorëve që po japin ndihmesën e tyre për miratimin dhe zbatimin e këtij ligji.

Takimi përfundoi në një atmosferë konstruktive dhe bashkëpunuese, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e arsimit fetar dhe forcimin e pozitës ligjore të Medresesë Isa Beu. Palët u dakorduan për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim që projektligji të miratohet dhe të zbatohet me sukses, në përputhje me vlerat arsimore, fetare dhe shoqërore të vendit. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të mëtejmë të arsimit fetar dhe afirmimit të rolit të Medresesë si një qendër e dijes, edukimit dhe vlerave morale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Deri në orën 15 dalja e votuese 34,96%

Gjyla Halili

Mickoski: Na vjen keq për ngjarjen me presidenten Vjosa, herën tjetër personalisht do ta mirëpres në aeroport

Gjyla Halili

Vatra Miami festoi me madhështi festën e Nënës

Gjyla Halili