AKTUALE

Ali Ahmeti shpall kandidatin për Kryetar të Shkupit Skender Rexhepi-Zejd

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas konsultimeve me liderët e partive të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, është arritur marrëveshje e përbashkët që kandidati për Kryetar të Qytetit të Shkupit të jetë Skender Rexhepi – Zejd.

Rexhepi, aktualisht deputet dhe kryetar i partisë “Lëvizja Populli”, ka një karrierë të gjatë në sektorin civil dhe është i diplomuar në Fakultetin Filozofik. Sipas Ahmetit, ai është zëri i qytetarëve, mbrojtës i të drejtave dhe promotor i reformave të thella politike e shoqërore. Kandidatura e tij shihet si përfaqësim i unitetit të forcave progresive shqiptare dhe një alternativë për qeverisje transparente e gjithëpërfshirëse në Shkup.

Banner

Related posts

Zekolli: “Vlen-i” vlen për Mickon aq sa vlente Muki për Zaevin! Shqiptarët do të paguajnë koston…

Gjyla Halili

Do të ulen çmimet e banesave në Maqedoni

admin

Faton Ahmeti: “Sot jemi të gjithë UÇK – Liria nuk gjykohet!”

Gjyla Halili